Si sot në 1889 lindi themeluesi i mikrobiologjisë shqiptare, Bilal Golemi

Më 9 shkurt të vitit 1899, lindi në Golem të Gjirokastrës themeluesi i mikrobiologjisë shqiptare, Bilal Golemi.

Në moshën 7-vjeçare, Golemi vendoset së bashku me familjen e tij në Stamboll, ku ndoqi një trajektore të plotë edukimi. Studimet e larta i kreu në në Fakultetin e Veterinarisë Ushtarake dhe për tre vjet shërbeu në ushtrinë turke, me gradën e kapitenit.

Meqenëse ishte i zellshëm për studime, iu kushtua një tjetër aspirate, duke nisur një specializim në fushën e mikrobiologjisë në Institutin “Pasteur” të Parisit.

Në mesin e mikrobiologëve të këtij Instituti, Bilali pati një karrierë të lëvdueshme. Për nga aftësitë e tij mësimdhënëse, në vitin 1926 iu besua drejtimi i një kursi specializimi, ku merrnin pjesë 33 mjekë, veterinerë dhe biologë anembanë botës.

Mirëpo, në kulmin e karrierës së tij akademike, Dr. Bilali vendos të kthehet për të punuar në Shqipëri, ku qe pionier i laboratorit bakteriologjik veterinar, të pajisur me takëmet e kohës. Me nismën e tij, u ngrit po ashtu edhe Shoqata e Mbrojtjes së Kafshëve me kryetar Mit’hat Frashërin.

Në rrafshin e angazhimit qytetar dhe politik, Bilali mori pjesë në Lëvizjen e Vlorës të vitit 1932 që drejtohej kundër Ahmet Zogut. Si rrjedhojë e përfshirjes në këtë lëvizje, u urdhërua të largohet nga vendi.

Bilali ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare. Në vitin 1952, kontributi i tij në mikrobiologjinë veterinare u vlerësua nga qeveria franceze me medaljen “Legion d’honneur –Merite”. Në nderim të veprës së tij, Institutit të Studimeve Veterinare të Shqipërisë iu dha emri “Instituti Dr. Bilal Golemi”.