Zjarr i madh përfshinë mobilierinë, rrezikohen disa biznese në aksin Tiranë-Fushë Krujë

Një zjarr i madhe mbrëmjen e sotme ka përfshirë një mobilieri në aksin Fushë Krujë-Tiranë në afërsi të Niklës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 zjarrfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.

Si pasojë e erës u rrezikua që zjarri të përhapej edhe nëpër magazinat e tjera ngjitur, por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll.

Sipas burimeve për mediat, mobilieria është në pronësi të një banori të zonës të quajtur Flamur Brama. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.