Kupa e Botës për Klube/ Palmeiras fiton kundër Al Ahly dhe shkon në finale

Palmeiras është skuadra e parë finaliste në Kupën e Botës për Klube.

Fituesi i edicionit të fundit të Copa Libertadores mundi në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 Al Ahly, fituesin e Ligës së Kampionëve në Afrikë, në Abu Dhabi.

Në pjesën e parë, lojtarët e Palmeiras bënë diferencën, teksa kaluan në avantazh pas një aksioni fantastik me anë të Veiga-s (1-0, 39-ta). Pas fillimit të pjesës së dytë, skuadra braziliane realizoi edhe golin e dytë pas një veprimi individual të Dudu (2-0, 49-ta). Falë këtij suksesi amerikano-jugorët kualifikohen në finale, teksa do të përballen me fituesin e duelit mes Al Hilal dhe Chelsea.