Bumçi: Rama, personi më i pushtetshëm në 30 vite! Meta i vetëm përballë masakrës zgjedhore

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Aldo Bumçi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe tentativën e dytë të Ramës për të shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Bumçi ka theksuar se në rastin e parë të tentativës së Ramës për të shkarkuar presidentin, Venecia nuk gjeti arsye edhe kur presidenti ndërmori hapin për dekretin për rastin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale dhe se në rastin konkret, presidenti nuk ka konsumuar asgjë, nuk ka vendime të presidentit që janë në shkelje të Kushtetutës, bëhet fjalë për retorikën e përdorur nga ai gjatë fushatës elektorale.

Bumçi: Gjërat janë të qarta dhe të dukshme. Kemi Edi Ramën që ka kapur çdo pushtet, arriti deri aty sa goxonte të emëronte edhe opozitën, por nuk i’a arriti pasi ne jemi në fushë. Ky njeri sot ka arritur në Shqipëri të përqëndrojë pushtet më shume se çdo njeri në 30 vite dhe tentativa për shkarkimin e presidentit nuk është e para, kjo është e dyta, tentativa e parë u rrëzua nga Komisioni i Venecias, sepse nuk gjeti asnjë shkelje nga presidenti. Madje bënë një përshkallëzim të argumentit ku thotë se nëse ju arrini me këtë vullnet duhet të sqaroni se si është gjendja që çdo gjë është e kapur nga ju. Venecia nuk gjeti arsye edhe kur presidenti ndërmori hapin për dekretin për rastin e dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe thotë që duhen marrë parasysh motivet e presidentit dhe a ishin proporcionale sjellja e tij. Motivet ishin për të shmangur një përplasje, motivet ishin për të evituar monizmin, votim por jo zgjedhje dhe a ishin proporcionale, po sepse i shtyu zgjedhjet dhe nuk i anulloi.

Rasti konkret, presidenti nuk ka konsumuar asgjë, nuk ka vendime të presidentit që janë në shkelje të Kushtetutës, bëhet fjalë për retorikën e përdorur nga ai gjatë fushatës elektorale.

Po përdor logjikën e Venecias, cili është qëllimi i presidentit, për të parandaluar shkatërrimin e zgjedhjeve. ODIHR thotë se shteti, shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve është shit-blerja e votës, por përdorja e shtetit në zgjedhje. Presidenti si i vetmi autoritet jashtë kapjes, që pa që kapja po ndodhte në sy të të gjithëve, u përdorën të dhënat personale, u përdor policia prokuroria dhe përballë këtyre fakteve presidenti kishte vetëm retorikën për të sensibilizuar masakrën zgjedhore që e thotë OSBE/ODIHR.