Inter-Milan/ Gjykata Sportive 'godet' zikaltërit, ja vendimi për Martinez

Interi paguan pasojat e humbjes në derbi. 3 ditë pas derbit të Milanos kanë ardhur edhe vendimet e Gjykatësit Sportiv: Bastoni pezullohet për 2 ndeshje (për shprehjet e pahijshme në drejtim të gjyqtarit), ndërsa trajneri Simone Inzaghi skualifikohet për një ndeshje (plus 15 mijë euro gjobë për shprehje të pahijshme).

Lautaro Martinez e kalon lehtë zënkën me Theo Hernandez, pasi është dënuar vetëm me një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Lojtari i Milanit (Theo), që mori karton të kuq në fund të ndeshjes, është skualifikuar për 1 javë dhe ka marrë një gjobë prej 5 mijë eurosh. Mes vendimeve të tjera, spikat edhe skualifikimi me një ndeshje për Zaniolon e Romës.