Vrau gruan me thikën e bukës, burri fierak tha se ajo kishte vrarë veten

Vrau gruan me thikë e bukës dhe policisë i tha se ajo kishte kryer vetëvrasje, duke u vetëqëlluar 3 herë. 

Por hetimet e policisë kanë zbuluar se në fshatin Sheq i Madh, Petrit Mamaj ka vrarë me thikë gruan e tij Valdete Mamaj.

Burri ka pranuar për policinë se e ka qëlluar ai me thikë gruan e tij, tre herë me thikë.

Më herët, kishte shkuar në polici dhe kishte deklaruar se kishte gjetur gruan të vrarë 3 herë me thikë, duke hedhur dyshime se ajo kishte vrarë veten.