VIDEO-SYRI TV/ Rrugët ‘e zeza’ në Elbasan, dhjetëra të vdekur nga mungesa e standardeve

Katër viktima dhe shumë të tjerë të plagosur janë regjistruar brenda një jave në aksin rrugor Bradashesh- Elbasan dhe Elbasan-Librazhd. Sipas ekspertit shkaku kryesor i aksidenteve lidhet me mungesën e standardeve të rrugëve në këto akse, duke nisur nga sinjalistika deri te barrierat mbrojtëse.

Nga SYRI TV

E moshuara Lefteri Binjaku u aksidentua për vdekje në aksin Elbasan-Metalurgji, në datën 31 janar të këtij viti. Ajo u përplas teksa ishte duke kaluar rrugën.

Ky aks është njollë e zezë e aksidenteve rrugore, ndërsa banorët e zonës së Bradasheshit ndihen të frikësuar sa herë u duhet të kalojnë rrugën.

Vetëm pak ditë pas këtij aksidenti, në vendin e quajtur Kthesa e Murrashit në Librazhd, tre anëtarë të një familje humbën jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur, pasi mjeti i tyre ra në lumin Shkumbin.

Po përse ndodhin aksidentet në aksin kombëtar Elbasan-Prrenjas? Përgjigjen e jep eksperti rrugor Qani Xhafa.

Gjatë vitit 2021 në këtë aks rrugor u regjistruan 57 aksidente rrugore, ku 24 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidentet në vitin 2021

Aksidentet  rrugore 57

Te vrarë në aksidente 24

Te plagosur rëndë 12

Te plagosur lehtë 32