Macron viziton Ukrainën pas takimit me Putinin, flet me nota pozitive për takimin me Presidentin rus

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tashmë ndodhet në Kiev për bisedime me presidentin e Ukrianës, Volodymyr Zelenskyy.

Takimi i sotëm vjen një ditë pasi ai u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë , diskutime të cilat zgjatën më shumë se pesë orë.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe do të kërkojnë diskutime intensive të cilat ne do t'i ndjekim së bashku”, u tha Macron gazetarëve pas takimit me Putin.

Presidenti francez tha gjithashtu se ai kishte bërë propozime për "garanci konkrete sigurie" për Putinin, i cili sugjeroi se disa nga idetë mund të ndihmonin në lehtësimin e krizës .

Ndërsa para bisedimeve të tij në Kiev, ai u shpreh se ka arritur të bindë Putinin që të mos "përshkallëzojë" krizën.

“Kam kuptuar se nuk do të ketë degradim apo përshkallëzim”, tha lideri francez për takimin e tij me Putinin.