EMRAT- VIDEO/ Tre persona përfundojnë në pranga në Tiranë. Ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës vuri në pranga tre persona në operacionin e koduar “Farka”, për goditjen e krimeve mjedisore. “Panorama” mëson se të arrestuarit janë shtetasit Ilir Filolli, Florian Katiaj, Njazi Spahiu.

“Në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore, se tre shtetas hidhnin mbetje inerte në zonën e Lapidarit në Farkë, u organizua operacioni i koduar “Farka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë tre shtetas, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Njazi Spahiu transportonte mbetjet inerte me një mjet kamionçinë, ndërsa dy shtetasit e tjerë mbikëqyrnin hedhjen e tyre, në ambientin e siguruar nga shtetasi Ilir Filolli, në zonën e Lapidarit, në Farkë”, beri me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kamionçina me të cilën transportoheshin mbetjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.