Meta mbështet TFL: Po, keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë, armik i jetës së qytetarëve!

Presidenti Ilir Meta e konsideruar “armik”, keqmenaxhimin e fondeve për pandeminë nga ana e qeverisë Rama, “armik i shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve”, një konkluzion i ashpër ky për zbulimin drithërues të “Together for Life” për shëndetësinë në Shqipëri.

“Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies, - nënvizon Meta në raportin e publikuar sot nga Zëri i Amerikës.

“Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve."

Sipas “Together for Life”, citon Meta, "prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente. Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike

MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete. Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19."

Kjo, nuk është hera e parë që Presidenti  ngre zërin për mungesën e transparencës me fondet e pandemisë Covid nga ana e qeverisë.