‘Po përgatis prokurën, me produksionin nuk…’/ Dy ish-konkurrentët e Përputhen do të përballen në gjyq!

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Breaking”.

Ritvana ka treguar se së bashku me avokatin e saj është duke përgatitur prokurën për të dorëzuar tek organet kompetente në Shqipëri.

Nga ana tjetër ish-konkurrentja ka treguar se kjo nuk është një çështje e produksionit, por e saj dhe e Argjendit.

“Po përgatis prokurën me avokatin tim dhe do i dorëzojmë në Shqipëri. Nuk kam patur komunikime me produksionin sepse nuk është çështja e tyre por është mes meje dhe personit në fjalë”- tha Ritvana.