Gazetari grek vritet në Egjipt

Gazetari grek Nikos Katsikas është vrarë në Kajro ndërsa autoritetet egjiptiane tashmë kanë arrestuar një të dyshuar. 

Sipas këtyre autoriteteve motivi i vasjes së gazetarit grek ishte grabitja. 

Trupi i Katsikas është gjetur disa ditë më pas kur ai nuk po jepte shenja jete. 

Ministria e Jashtme greke ka shprehur ngushëllimet e saj për të afërmit e gazetarit me anë të një postimi ku shkruante: 

 “Shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Autoritetet tona kompetente konsullore janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente egjiptiane”.

Nikos Katsikas ka lindur më 7 maj 1966 dhe ishte me origjinë nga Pireu.

Ai punonte si korrespondent për APE-MPE në Kajro që nga shtatori 2016, dhe në gazetën historike "Fos" në Kajro që nga vitet 2000.

Ishte nënkryetar i Qendrës Helenike në Kajro dhe ishte i diplomuar për muzikën Bizantine.