'Depot e Ujit' pa drita që nga ora 14:00, OSHEE nuk përgjigjet

Prej më shumë se 6 orësh një nga zonat më të populluara në Tiranë, 'Depot e Ujit', ka pasur mungesë të energjisë elektrike.

Në një denoncim të ardhur në redaksinë  e Syri.net qytetari shkruan:  "Që nga ora 14:00 jemi pa drita në lagjen ‘ Depot e Ujit’, rruga Fuat Toptani.

Nga OSHEE thuhet se ndërprerja vjen për shkak të defektit në një transformator, por shërbimi i OSHE nuk përgjigjet”.

Kujtojmë se kjo lagje është e populluar me familjarë të cilët kanë të moshuar dhe fëmijë në shtëpi, dhe mungesa e energjisë elektrike bën të pamundur ngrohjen në këto ditë të ftohta dimri.