Ndryshon moti në Dibër, rikthehen reshjet e borës

Mbrëmja e sotme ka risjellë sërish reshjet e dëborës.

Pas temperaturave të ulëta, dita e sotme nisi me reshje shiu, por që gjatë orëve të mbrëmjes, vendin jua lanë reshjeve të borës. Bora ka nisur me intensitet të lartë dhe ka zbardhur rrugët e qytetit.

Reshjet kanë zbritur deri në lartësin 600 metra mbi nivelin e detit. Në zonat e thella, bora e re ka kaluar 10 cm, por nuk ka shkaktuar probleme.

Përveç zonave që kanë qenë të bllokuara nga bora e parë dhe ngricat, zonat e tjera nuk janë problematike.

Të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme pa probleme.