Mjekja që kreu autopsinë e grekut: Shqiptarët kishin si qëllim ta vrisnin

Mjekja greke Lida Kovatsi  që kreu autopsinë e 19-vjeçarit Alkis ka hedhur dritë mbi mënyrën e vrasjes së të riut grek nga një grup personash, disa prej të cilëve janë shqiptarë.

Sipas mediave helene, goditja ka qenë e shënjestruar, gjë e cila shton dyshimet se kemi të bëjmë me vrasje me dashje. Deklarata e saj vjen vetëm pak orë pasi autori i dyshuar, 23-vjeçari shqiptar u la në paraburgim nga togat e zeza deri në përfundim të plotë të hetimit të kësaj ngjarje. Ky i fundit tha para gjykatës së nuk kishin qëllim ta vrisnin Alkis por vetëm ta trembin, shkruajnë mediat.

Kovatsi theksoi se goditjet me thikë ishin të shumta e në shënjestër, gjë që tregon sipas saj se autorët e dinin se ku po godisnin.

I riu shqiptar ka deklaruar se ka qenë në vendin e krimit me makinën e tij, por tha se nuk ka zbritur prej saj. Sipas tij, nuk kishin ndërmend ta vrisnin, duke shtuar se nuk ka qenë ai që e ka vrarë Alkisin.