Kokalari: DASH vegël e Sorosit, po dëmtohet reputacioni i SHBA

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit Evi Kokalari është shprehur se Departamenti i Shtetitk, për vendimin e shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha po përdoret si vegël e Georg Soros.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kokalari shkruan se ky vendim dëmton reputacionin e SHBA, teksa shton se ata që po ngrejnë zërin kundër vendimit të Blinken, bazohen tek mospublikimi i provave dhe fakteve.

“Ja, ky është thelbi pse Sali Berisha po fiton mbështetje në Amerikë. Nëse nuk ka fakte, kjo seriozisht flet qartë që DASH po përdoret si vegël nga George Sorosi. Ky fakt dëmton shumë reputacionin e SHBAs, dhe kjo është arsyeja pse shumë po ngrejnë zërin kundrejt vendimit të Blinken për desinjimin e Berishës si non-grata.

“Blinken needs to come clean. If he has evidence that Berisha is corrupt, he should make it public. Otherëise, America’s reputation is damaged.” – Miranda Devine”, shkruan Kokalari.