Interneti është i bindur që ky është emri i djalit të Kylie Jenner dhe provat janë të bindshme!

Kylie Jenner ka publikuar sot lajmin që të gjithë po e prisnim, duke treguar se e ka lindur fëmijën e saj të dytë, gjinia e të cilit është djalë.

Sigurisht që me përhapjen e lajmit do të nisnin edhe aludimet e dyshimet e shumta mbi emrin e vogëlushit të lindur në datën e veçantë 2.02.2022.

Kështu, interneti tashmë është i bindur se emri i vëllait të vogël të Stormi-t është Angel, referuar kështu numrit “spiritual” të ditës së lindjes së tij, si dhe komentet e shumta nga miqtë e Kylie-t në postimin e saj të “Instagram”.

“Unë me të vërtetë mendoj se emri i foshnjës është Angel sepse 222 janë numra engjëlli dhe Kris dhe disa të tjerë të komentuar nën postimin e Kylie me “angel baby”- shkruan një ndjekës në “Twitter”.

“Koha e teorisë: foshnja e Kylie Jenner quhet engjëll. Të gjithë ata që e njohin Kylie-n po komentojnë diçka engjëlli në postimin e saj ku ajo njofton lindjen e fëmijës së saj. Ajo gjithashtu ka lindur më 2/2/22.” – shton dikush tjetër.

Nuk e dimë nëse Angel do të jetë emri i bebushit të Kylie Jenner dhe Travis Scott, ndërkohë që familja e Kar-Jenners tashmë karakterizohet nga kreativiteti për emrat e vogëlushëve të tyre.