Arratisja e shqiptarëve nga burgu grek, pezullohen nga detyra 5 efektivë policie

Pesë efektivë policie në Greqi janë vënë nën hetim për arratisjen e 4 shqiptarëve dhe 1 pakistanezi nga burgu.

Ata akuzohen për neglizhencë, në momentin e arratisjes së 4 shqiptarëve dhe pakistanezit.

Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër është identifikuar si Ardian Meta, 32 vjeç nga Divjaka.
I treti njihet si D. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar shqiptar i njohur.

Ndërsa i arratisuri i 5-të, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.