Ulen testimet, bie edhe numri i infektimeve nga koronavirusi, rritet numri i vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 1766 testime të kryera, 251 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

659 ishte numri i infeksioneve i regjistruar një ditë më parë. 

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë (4 ishte numri i vdekjeve dje). 

1246 është numri i atyre që kanë mposhtur COVID-in.   

Në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar

Situata

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1766 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 251 qytetarë, në këto bashki: 

113 në Tiranë, 16 në Vlorë, nga 15 qytetarë në Fier, Lushnje, 14 në Durrës, 12 në Berat, 6 në Mallakastër, nga 5 qytetarë në Devoll, Pogradec, Lezhë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Sarandë, Delvinë, Kurbin, Mirditë, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Vorë, Kavajë, Bulqizë, Roskovec, Tepelenë, Memaliaj, Skrapar, nga 1 qytetar në Kolonjë, Dropull, Gjirokastër, Dibër, Tropojë, Has, Kukës.  
Janë 12,606 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 126 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Himara 65 vjeç, një qytetare nga Korça 66 vjeçe, një qytetar nga Fieri 79 vjeç, një qytetar nga Shkodra 85 vjeç, dy qytetarë nga Kavaja të moshave 79- 87 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.

Janë shëruar 1246 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 248,882 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (07 Shkurt 2022) 

Raste të reja ditore          251
Të shëruar në 24 orë       1246
Të shtruar në spitale       126
Humbje jete në 24 orë    7
Testime ditore                 1766 

Testime totale                1,695,141
Raste pozitive                 264,875
Raste të shëruara             248,882
Raste Aktive                    12,606
Humbje jete                     3,387 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë             4887
Fier                 1596
Shkodër          1347
Vlorë               856
Elbasan           832
Gjirokastër      765
Berat                668
Lezhë               501
Korçë               459
Durrës              326
Kukës               265
Dibër                104