VIDEO/ Puthja në buzë mes Einxhel dhe Monikës ‘çmend’ rrjetin

Gjatë kësaj jave brenda shtëpisë së “Big Brother Vip’ është realizuar prova e javës dukes sjellë situata të papritura që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Detyra e banorëve për këtë javë është të “luajnë” në një skenë filmi shqiptar sipas ndarjes që do të paraqesim më poshtë.

Filmi “Edhe kështu edhe ashtu” interpretohet nga Iliri dhe Arjola.

Kjo bëri që mes tyre të shkëmbehej një puthje në buzë.

“Përrallë nga e kaluara” interpretohet nga Monika dhe Donald.

Edhe gjatë kësaj prove, Donaldi u rrëzua nga tavolina ku kishte hipur për ta improvizuar si djep, pasi ajo u thye.

Sakaq, një tjetër moment që po bën xhiron e rrjetit është interpretimi i një filmi, ku si protagoniste kryesore ka Einxhel, Monikën dhe Beniadën.

Në një video që është shpërndarë në Tik Tok, shihet teksa Einxhel puth në buzë Monikën.

Ne video mund te shihet reagimi i dy vajzave pas asaj qe ndodhi.