Rritja e çmimit të naftës, Soko: Inflacioni në rritje, po goditet pjesa më e dobët e shoqërisë

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një intervistë në Skype në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, ka komentuar rritjen e çmimit të naftës.

Soko theksoi se inflacioni në vend vetëm njeh rritje, duke shtuar se është duke u goditur pjesa më e dobët e shoqërisë.

“Inflacioni po shkon përtej pritshmërive. Inflacioni është ndikuar nga jashtë vendit. Po rriten çmimet e produkteve, që janë të shportës. Shteti po ‘gërryen’ taksat ndaj qytetarëve. Me këto çmime, janë duke u goditur ata familje që janë më të dobëta ekonomikisht.

Po goditet pjesa më e dobët e shoqërisë. Një qeveri normale, në këto raste, ul pak taksat, që mos ta marrim të plotë dallgën e goditjes, kurse qeveria jonë rrit taksat e na godet më rëndë. Shtresa më vunerable e shoqërisë po goditet si nga shteti, ashtu edhe nga tregu. Ekonomia shqiptare është më e goditura në rajon”, deklaroi Soko.