Skandal në Turqi, trajneri abuzonte seksualisht dhe verbalisht me lojtarët

Yeni Malatyaspor ka vendosur që të shkarkojë trajnerin rumun Marius Sumudica për shkak të rezultateve të dobëta.

Ndërkohë, lajmi që ka tronditur klubin ishte deklarata e Oguzhan Erdogmus, përkthyesi i tij që nga kohët e Kayserispor, Gaziantep dhe Çaykur Rizespor.

“Kur Marius Sumudica mori komandën e Yeni Malatyaspor, nuk fola në shenjë respekti për komunitetin e Malatya.

Tani mund të flas lirshëm: Marius Sumudica abuzonte seksualisht dhe verbalisht me lojtarët e tij. Mund t’ua vërtetojë po të doni”, ka thënë Erdogmus për mediat.