MotoGP/ Zhvillohen testet e para dimërore, dominon Ducati

Në pistën e Sepang, në Malajzi, janë mbyllur testet e para dimërore në MotoGP, ku morën pjesë të gjithë pilotët.

Më i shpejti në pistë ishte italiani Enea Bastianini, që garon me Ducati Gresini Racing.

Ai dha kohën 1’58”131, koha më e mirë e këtyre testeve të para, që konfirmuan momentin e mirë që kalon motori italian.

Ducati dominoi edhe garat e fundit të vitit të kaluar. Në vendin e dytë në këto prova u rendit Eleix Espargaro me Aprilia, duke lënë pas Lorge Martin (Ducati) dhe Alex Rins (Suzuki). Vetëm i shtati kampioni i botës në MotoGP, francezi Fabio Quartararo me Yamaha, pas italianit Francesco Bagnaia (Ducati).

Mirë u paraqit në këto teste të para spanjolli Maverick Vinales me Aprilia, duke u klasifikuar i pesti, ndërsa Marc Marquez me Honda, u rendit i teti.

Gjithsesi, kohët e pilotëve ishin pranë njëri-tjetrit, duke treguar se ky do të jetë një sezon i hapur në MotoGP.