Çerekfinalja e Kupës së Shqipërisë/ Ndryshon orari i derbit Partizani-Dinamo

Derbi Partizani-Dinamo është ndër sfidat më të shumëpritura të Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja pritej të luhej të enjten në orën 19:45, por orari ka ndryshuar. Tashmë ndeshja do të luhet në orën 18:00.

Përsa i përket ndeshjeve të tjera, nuk ka ndryshime dhe sfidat priten të luhen në oraret e përcaktuara.

Kalendarin i sfidave të Kupës së Shqipërisë

E mërkurë 9 shkurt

Teuta-Skënderbeu 16:45 Elbasan

E enjte 10 shkurt

Laçi-Egnatia 13:45 Laç

Vllaznia-Flamurtari 13:45 Shkodër

Partizani-Dinamo 18:00 Tiranë