Prindërit e 19 vjeçarit grek të vrarë të tronditur: Nuk i mbajmë mëri askujt...

Babai i 19 vjeçarit grek të vrarë gjatë  përleshjes së dhunshme në Selanik ditë më parë ka dhënë intervistën për median greke, Prothema.gr.

Duke folur për këtë të fundit ai shprehet se dëshiron që humbja e djalit të jetë një rast për bashkimin e të gjithë tifozëve.

‘Tifozëria duhet të shërohet për të mirën e gjithë shoqërisë greke. Unë jam PAOK por jam dhe Aris. Unë dua që të gjithë ta zgjidhim së bashku këtë çështje. Kërkoj që dy skuadrat Aris Dhe PAOK të zhvillojnë një ndeshje të përbashkët ku të gjithë tifozët të jenë të bashkuar se bashku me lojtarët dhe presidentët e skuadrava’ është shprehur babai i viktimës.

“E vetmja e metë e fëmijës tonë ishte se ai donte skuadrën e Aris. Ne duam drejtësi, ju lutem. Mos lejoni që prindër të tjerë të qajnë për fëmijët e tyre siç po qaj unë tani. Sinqerisht nuk kam mëri ndaj askujt. Po mundohem të pranoj vdekjen e fëmisë tim. Uroj ditë e natë që Alkisi im të jetë fëmija i fundit që u vra kaq padrejtësisht. Alkisi i im i dha vetëm dashuri botës. Është e padrejtë që fëmijët të vriten për skuadra’ është shprehur nëna e 19 vjeçarit të vrarë Melina Kampanou.