Kryeministri që rezultoi me Covid sapo mbërriti në Kinë për Lojërat Olimpike Dimërore

Kryeministri i Papua Guinesë së Re rezultoi pozitiv me Covid kur mbërriti në Pekin javën e kaluar për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, raporton Associated Press.

James Marape iu dha menjëherë trajtim mjekësor, e humbi pjesëmarrjen në ceremoninë e së premtes dhe u kthye në atdhe të dielën mbrëma, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Ai zhvilloi një takim me kryeministrin kinez Li Keqiang përmes videos kur ishte në Pekin, tha zëdhënësi. Gjendja aktuale e Marape nuk dihet.

Kjo ndodh pasi Papua Guinea e Re, ku më pak se 4% e popullsisë është e vaksinuar, po sheh një rritje të rasteve me Omicron.