Çfarë ndodhi mes Adele dhe Nicki Minaj?

Si mendoni se do të tingëllonte nëse një Barbie do të ‘zihej’ me një divë britanike?

Gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden të enjten, Nicki Minaj tha për super yllin britanik Adele një përshtypje të sajën.

Kujtojmë se Corden, solli “Carpool Karaoke” të Adele në 2016, ku këngëtarja e hitit “Hello” këndoi në mënyrë mbresëlënëse tekstin e “Monster” të Nicki Minaj.

Duke kujtuar këtë moment, Minaj tha se më bëri ditën shumë të bukur, vitin po ashtu dhe ndoshta për këtë mori edhe një mijë telefonata.

Kur u pyet se cila është përshtypja e Nicki Minaj për Adele, Minaj mori frymë thellë, rregulloi flokët dhe vazhdoi të imitonte këngëtaren në mënyrë gazmore duke kënduar “Rolling in the Deep” me theks britanik dhe duke e shoqëruar me gjeste duarsh.