Ngjashmëri e frikshme me Michael Jackson/ Britaniku: Nuk kam asnjë ndërhyrje

Ngjashmëria e madhe që ka me Michael Jackson e ka bërë shumë të famshëm në “Tiktok” britanikun Fabio Jackson.

28 vjeçari pohon se pothuajse çdo ditë e ngatërrojnë me ikonën e muzikës pop.

Megjithatë, ai përballet edhe me njerëz të cilët e akuzojnë se ka krijuar ngjashmëri me këngëtarin e ndjerë me anë të operacioneve plastike.

Fabio ka reaguar kundrejt këtyre akuzave me anë të një video, përmes të cilës ka treguar fotografi nga fëmijëria për të dëshmuar se gjithmonë ka ngjarë me Michael.

Ai ka thënë se pikërisht për shkak të kësaj ngjashmërie, shpesh e kanë keqtrajtuar gjatë viteve të shkollës.

Teksa mohon ndërhyrjet kirurgjikale, Fabio ka pranuar se shfrytëzon ngjitës dhe teknika të makijazhit për të arritur ngjashmëri sa më të madhe me Mbretin e muzikës pop.