Vetëm 15 vjeç talentja ruse cilësohet si një prej më të mirave në historinë e patinazhit

Edhe pse vetëm 15-vjeçare, Kamila Valieva cilësohet si një prej më të mirave në historinë e patinazhit.

Talentja ruse, që në olimpiadën Dimërore Pekin 2022 konkurron me flamurin e Komitetit Olimpik, tregoi cilësitë e jashtëzakonshme, duke u bërë e para në historinë e lojërave që realizon një kërcim katërsh në ajër.

Brenda të njëjtit konkurrim në garën ekipore, Valieva theu primatin e vetë historik, duke realizuar edhe një tjetër kërcim katërsh dhe u shndërrua në sportisten e parë që e realizon këtë figurë jo një herë, por dy.

15-vjeçarja tregoi që është njerëzore, pasi u rrëzua në tentativën e tretë. Pavarësisht kësaj, ajo e ndihmoi ekipin rus të fitonte medaljen e artë në eventin ekipor.

Më pas, Valieva shkëlqeu edhe në programin e shkurtër, ku me rrotullimin përpara, tre herë e gjysmë në ajër u bë femra e katërt që e realizon këtë figurë në historinë e Olimpiadave. Vajza nga Moska fitoi medaljen e artë edhe në këtë garë, me 30 pikë diferencë nga japonezja Sakamoto.