VIDEO-SYRI TV/ Rama dhe Veliaj do të dëshmojë për inceneratorët, miratohet lista

Për aferën 400 mln euro të incenneratorëve, Komisioni Hetimor Parlamentar do të thërras për të dëshmuar  kryeministrit Edi Rama, Kryebashkiakun Erion Veliaj, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë të Partisë Socialiste. Anëtarët e Kom hetimor ranë dakort që të shohin nga afër edhe 3 inceneratorët.

Syri Tv

Kryeministri Edi Rama dhe kreu I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj do dëshmojnë  në Komision Hetimor Parlamentar, për aferën 400 mln euro të  inceneratorëve.  Në mbledhjen e kësaj të hëne, Anëtarët e Komisionit Hetimor ranë dakort që gjatë kësaj jave të behet prezantimi i dosjeve të inceneratorëve, si dhe  të thirren edhe  ministra, ish ministra  të qeverisë Rama, gazetarë  dhe administratorët e inceneratorëve.

Anëtarët e Komisionit Hetimor do të shohin nga afër edhe 3 inceneratorët, atë të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Hetimi për inceneratorët nis këtë të martë dhe përfundon në 25 shkurt të këtij viti.