‘Ekipi i ëndrrave’/ Ronaldo dhe Messi në një formacion, mund t’i bashkojë Zidane te...

Pas gati 20 vitesh garë për trofe, “Topa të Artë” dhe çmimin e futbollistit më të mirë në histori, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të luajnë së bashku sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton britanikja “Daily Mirror”, Zinedine Zidane, ëndrra e sheikëve të PSG-së, i ka vendosur një kusht për uljen në stol, blerjen e yllit portugez, i cili do të largohej nga Manchester United pa shumë keqardhje.

Me shumë mundësi aventura e Maurizio Pochetinos në Paris i ka ditët e numëruara.

Objektivi i madh i sheikëve, jo shumë i fshehur, është edhe Zinedine Zidane, i interesuar për pankinën e Francës.

Nëse Ronaldo do të vinte në kryeqytetin francez, PSG-ja do të formonte një treshe ëndrrash me Messi-Ronaldo-Neymar, pa Kilyen Mbappe, i cili me shumë gjasa do të jetë blerja e madhe e verës e Realit të Madridit.