FOTO/ Ish-sulmuesi i Kukësit huazohet në Slloveni

Mirlind Daku është lojtar i ri i skuadrës së Muras, ekip që militon në elitën e futbollit slloven.

Ish-sulmuesi i Kukësit dhe Ballkanit transferohet me formulën e huazimit 6-mujor te Mura nga ekipi i Osijekut në Kroaci.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi slloven me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e tij, duke i uruar mirëseardhjen 24-vjeçarit.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat, Mirlind Daku është aktivizuar në total në 12 ndeshje nga ku ka realizuar dhe 3 gola.