SYRI TV/ Rritja e çmimeve:Fruta-perimet me lista në Vlorë, pensionistët nuk mund t’i blejnë

Blerja me lista e produkteve bazë të jetesës është një fenomen që tashmë është shtrirë edhe në tregjet e fruta perimeve. Në Vlorë, pensionistët shprehen se janë të detyruar të blejnë fruta me lista, për shkak se të ardhurat nuk u mjaftojnë për të përballuar jetesën.

Nga SYRI TV

Rritja drastike e çmimeve të produkteve bazë të konsumit duket se po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët. Blerja me lista në marketet e lagjeve është një fenomen që tashmë po gjen terren edhe në tregun e fruta perimeve në Vlorë. Ky qytetare tregon se është i detyruar të blejë fruta perime me listë, pasi të ardhurat nuk i mjaftojnë për të përballuar shpenzimet mujore.

Më të prekurit nga kjo situatë janë të moshuarit, të cilët kanë si të ardhura të vetme paratë që marrin nga pensioni, i cili nuk është rritur prej vitesh, ndërkohë që e kundërta ka ndodhur me çmimet në vend.

Por teksa qytetarët përballen me pamundësinë për të blerë, tregtarët e fruta perimeve në Vlorë kërkojnë një ambient të ri, që të plotësojë kushtet higjeno sanitare për shitjen e prodhimeve bujqësore.

Bashkia e Vlorës ka premtuar disa herë për ndërtimin e një tregu të ri të fruta perimeve, por deri më tani ky investim ka mbetur thjesht premtim.