Kush e ka parë këtë grua? Quhet Zarife

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve sot se kjo grua në fotografi është zhdukur që nga maji i vitit 2021 dhe nuk ka ende asnjë njoftim për të.

Zonja quhet Zarife Igrishta, lindur në vitin 1982 dhe banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit dhe e denoncuar e zhdukur që vitin e kaluar, më 5 maj 2021/

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore si dhe patrullat, në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si  intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollin e hyrje- daljeve në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht; hetim të çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo tani, Njësia Rajonale e Hetimeve të Përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të Shtetit, kërkon kontributin qytetar.

Ndaj, Policia e Kosovës inkurajon të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni që lidhet me të, t’ia kalojnë përmes numrave :192 apo 045192092.