Neuer thyen rekordin e Oliver Kahn dhe njofton tifozët: Operacioni u krye me sukses, jam mirë

Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, arriti të thyente të shtunën dhe rekordin e Oliver Kahnit me 310 ndeshje të fituara në Bundesligë.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që bëj pjesë te portierët më të mirë në historinë e Bundesligës së bashku me Oliver Kahnin”, tha Neuer, i cili operoi dje në mesditë ligamentin e djathtë.

“Operacioni është kryer me sukses”, shkruhet në faqen zyrtare të skuadrës bavareze.

Neuer do të mungojë disa javë me skuadrën dhe është në dyshim për ndeshjen e Champions-it.

“Jam mirë dhe gjithçka shkoi mirë për mua. E pamë të arsyeshme që të kryenim një ndërhyrje për të mos rrezikuar shumë. Në ditët e fundit kam ndjerë dhimbje dhe pse jo serioze”, tha kapiteni i Bayernit.

Në ndeshjet e ardhshme vendin e tij do ta zërë Sven Ulriash, i cili është portieri i dytë i skuadrës bavareze.

Një datë fikse për rikthimin e Manuel Neuer në skuadër nuk ka, edhe pse në klubin më të titulluar shpresat që kapiteni të rikthehet brenda muajit shkurt janë të mëdha.