'Çfarë horrash', Vasili pas zbulimit te falsifikimit nga kuvendi: Shteti ka rënë me këta mashtrues e banditë

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas denoncimit nga këshilltari i Presidentit për falsifikime të dokumentave që janë depoziztuar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kuvendi i Shqipërisë s'mund të bëjë asnjë hap më tej pa hetuar këtë krim shtetëror”.

“Edhe para Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut të Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu siç kanë vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Çfare horrash!

Hetim, hetim, hetim deri në fund rilindasve të Kuvendit, që falsifikojnë dokumentet si hajdutë rrugësh.

Kuvendi i Shqipërisë s'mund të bëjë asnjë hap më tej pa hetuar këtë krim shtetëror.

Edhe para Gjykatës Kushtetuese kundra Kreut të Shtetit këta falsifikojnë provat ashtu siç kanë vjedhur miliarda me koncesione, PPP dhe tendera sekrete!

Mendoni ç'bëjnë këta me pronat, me hipotekat dhe me paratë e shtetit.

Shteti ka rënë me këta mashtrues, banditë dhe falsifikatorë.