Pas fitores me Lille, Mauricio Pochettino hyjnizon Messin

Lionel Messi ishte një nga protagonistët e Paris Saint-Germain në fitoren e thellë ndaj Lille me rezultatin 5-1.

Me golat e shënuar në këtë ndeshje Leo Messi la pas legjendën Pele dhe u ngjit në vend të dytë të golashënuesve më të mirë në futboll duke barazuar Joseph Bichan me 759 gola, por duke mos arritur kundërshtarin e tij më të fortë Cristiano Ronaldon, i cili qëndron në vendin e parë me 803 gola të shënuar.

Por pas përfundimitë ndeshjes me Lille, Messi është hyjnizuar dhe nga trajneri i tij, Mauricio Pochettino, i cili e cilësoi atë si lojtarin më të mirë në botë.

“Pa dyshim, Leo është lojtari më i mirë në botë. Si të gjithë, duhet kohë për t'u përshtatur. I duhet kohë për të rifituar gjendjen fizike, pas një muaji pa futboll për shkak të koronavirusit. “Është e rëndësishme që Messi të tregojë një përkushtim të tillë”, u shpreh Pocchettino për yllin argjentinas.