Kush janë prindërit e Georgina Rodriguez, babai i saj i dënuar për trafik droge?

Georgina Rodriguez është kthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të dokumentarit për jetën e saj “Soy Georgina”.

Partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo zgjon interes të madh te publiku, i cili do të dijë çdo gjë për të dhe familjen e saj.

Veçanërisht ka qenë interesante për mediat britanike të hetonin se cilët ishin prindërit e saj dhe doli se historia për ta ishte më interesante nga sa prisnin.

Babai i Georginës ishte argjentinas dhe nëna e saj spanjolle.

Jorge Rodriguez ka qenë mbret i kokainës dhe kanabist, i cili kaloi dhjetë vite në brug.

Ai kreu dënimin në Spanjë për dy vepra penale.

Babai i Georginas u dënua me 10 vite burg në vitin 2003 për planifikimin e kontrabandës së kokainës nga Spanja në Francë.

Edhe pse u lirua me kusht nga burgu në vitin 2008, ai u rikthye shpejt pas hekurave, pasi ai dhe bashkëpunëtorët e tij kontrabanduan kanabis nga Maroku në Spanjë.

Jorge u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 70 vjeçare.

Thuhet se kishte vuajtur nga komplikimet pas një goditjeje në tru, dy vite para se të vdiste.