VIDEO/ ‘Thyen hekurat e dritares së tualetit’, ja si u arratisen 4 shqiptarët nga burgu në Kretë

Katër shqiptarë dhe një pakistanez janë arratisur nga një burg në Kretë mëngjesin e sotëm, 7 shkurt.

Mediet greke bëjnë me dije se pesë të arrestuarit ndodheshin në paraburgim dhe mësohet se në orët e para të mëngjesit të së hënës u arratisën nga një tualet pasi thyen hekurat metalikë të dritares dhe më pas arritën të arratiseshin nga pjesa e pasme e godinës së policisë.

Sipas informacioneve, pesë të arrestuarit ishin dënuar për vepra penale (grabitje, vrasje dhe drogë) dhe ndodheshin në Komisariatin e Policisë për t'u transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Chania.

Arratisja e tyre ka shkaktuar alarm te autoritetet policore dhe po kryehen kontrolle në portet dhe aeroportet e ishullit, pasi bëhet fjalë për persona me rrezikshmëri të lartë.

Sipas informacioneve paraprake, një prej të arratisurve ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për 3 vrasje.