Autobusi përplaset me shkëmbin, 13 të vdekur dhe 34 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 34 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një shkëmb në provincën Yogyakarta të Indonezisë.

Shefi i policisë së Regjencës Bantul, Ihsan u tha gazetarëve se autobusi po zbriste një rrugë të pjerrët rreth orës 14:00 të së dielës, 6 shkurt kur shoferi humbi kontrollin e automjetit.

Duke cituar rrëfimet e të mbijetuarve, Ihsan tha se shoferi dukej se ishte në panik dhe po ndërronte vazhdimisht marshin për të ulur shpejtësinë, shkruan DailyMail. 

"Pra, ka një tregues se frena nuk funksiononte," shtoi ai.

Autobusi me 47 persona  ishte nisur nga Sukohartzo për të vizituar një zonë bregdetare në plazhin Parangtritis, tha policia.