Deklarata e fundit e Nevina Shtyllës la të kuptohet se po shkon drejt martesës

Moderatorja Nevina Shtylla është bërë shpesh kryefjalë e mediave rreth jetës personale.

Së fundmi një deklaratë e saj në "E Diell" në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëje dasëm këtë vit ka krijuar polemika.

 

Disa komente të moderatores rreth disa ftesash nxitën reagimin e Ed Manushit por moderatorja u mundua ta mbyllte bisedën duke u përgjigjur me të qeshur.

 

Nevina Shtylla: Ju lutem shumë mos m’i prekni më zarfet.

Ed Manushi: Thash t’i ruajmë këto që të ndajmë ftesa për vit të ri.

Nevina Shtylla: Mos kishe mendjen për ndonjë dasëm o ti.

Ed Manushi: Dasëm e përmendi vetë.

Nevina Shtylla: Jo timen  jo (Duke qeshur).

 

Ndërkohë, para pak kohësh moderatorja është shprehur se nuk e di se kur do të martohet, por tha se i pëlqen shumë si fazë dhe se fustani i bardhë është një dilemë për të.