Miliona indianë me lot në sy i japin lamtumirën, yllit të Bollywood, 'Bilbilit të Indisë', Lata Mangeshkar - VIDEO

Trupi i Lata Mangeshkar, njërës prej këngëtareve më të adhuruara të Indisë, është djegur në Mumbai me nderime të mëdha shtetërore. Mangeshkar, zëri i të cilit ishte kolona zanore e qindra filmave të Bollywood-it, vdiq të dielën në moshën 92-vjeçare.

Kryeministri Narendra Modi dhe yjet e industrisë së filmit morën pjesë në funeralin, ku turma të mëdha u mblodhën për të bërë nderimet e tyre.

Karriera e saj e jashtëzakonshme zgjati më shumë se gjysmë shekulli dhe ajo regjistroi mijëra këngë në 36 gjuhë.

Pas varrimit do të vijojnë dy ditë zie kombëtare dhe flamuri kombëtar do të jetë në gjysmështizë në të gjithë vendin.

Turmat u mblodhën jashtë shtëpisë së saj, ku arkivoli i saj filloi udhëtimin e tij drejt një parku të qytetit ku u dogj publikisht. Z. Modi ishte ndër ata që vendosën lule në turrën e druve.

Lata Mangeshkar duke kënduar këngën, kolonë zanore e filmit të famshëm Indian “Kabhi khushi, kabhie gham”