Do të dërgoheshin në burg, 4 shqiptarë arratisen nga stacioni i policisë

Supozohej që sot të kalonin ditën e parë në burg, por kur policët shkuan për t’i parë në dhomat e paraburgimit nuk gjetën asgjë. Katër shqiptarët kishin ikur. Së bashku me ta, edhe një pakistanez.

Autoritetet policore në Chania të Kretës lëshuan alarmin të dielën në mbrëmje pasi 5 të burgosurit u larguan nga qelitë e stacionit policor. Sipas mediave, ata ishin transferuar nga Athina në Kretë të shtunën në mëngjes dhe do të çoheshin në burgun Agyia për të kryer dënimin e tyre.

Përkohësisht, shqiptarët dhe pakistanezi po qëndronin në stacionin policor gjatë fundjavës për shkak se burgu i Agyia-s nuk i pranon transferimet gjatë këtyre dy ditëve.

Deri më tani, emrat e shqiptarëve dhe i të arratisurit tjetër nuk bëhen të ditura. Policia ka nisur një operacion për kërkimin e tyre. Detajet e të arratisurve do t’u dërgohen të gjitha pikave dalëse nga ishulli, porte, aeroporte në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të largohen për më tej.

Sipas asaj që shkruan Kathimerini, të arratisurit janë dënuar për vrasje, grabitje dhe trafik droge. Një prej tyre është i rrezikshëm pasi është dënuar me 3 dënime të përjetshme sepse 4 kryer 3 vrasje./tvklan.al