Dyshja e ardhur në janar i jep tre pikë Juventusit

Juventus arrin një fitore shumë të rëndësishme këtë javë përballë Veronës, në “Allianz Stadium”.

Ishte Vlahoviç ai që zhbllokoi gjithçka në minutën e 13’. Serbi pati dhe shumë raste të tjera, por që për fatin ë tij të keq, topi nuk përfundoi në rrjetë.

Në pjesën e dytë, i ardhuri tjetër këtë merkato, Denis Zakaria, gjeti golin e dytë dhe të sigurisë për ekipin e tij. Verona tentoi të rihapte lojën, por skuadra e Alegrit nuk i la hapësira të vepronte.

Juventusi kështu ngjitet në vendin e 4-të, ndërsa Verona vazhdon të qëndrojë në mesin e tabelës.

REZULTATI:

JUVENTUS 2-0 VERONA

Vlahoviç 13′, Zakaria 61′

Pritja e Sheznit