‘Të promovojmë sa më shumë sportin dhe vlerat e tij’/ Meta dekoron kampionët me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka vlerësuar me Titullin “Mjeshtër i Madh” dy prej figurave të shquara të sportit të "bodybuilding", Rando Kukelin dhe Marin Meksin.

Në një status në Facebook, Meta shkruan: “Në vlerësim të rezultateve të shkëlqyera të arritura në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, si kampionë dhe trajnerë të shquar të "bodybuilding", duke u shndërruar në simbol të kësaj disipline dhe burim frymëzimi për sportistët e rinj, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin "Mjeshtër i Madh", Rando Kukeli dhe Marin Meksi.

Të promovojmë sa më shumë sportin dhe vlerat e tij, duke inkurajuar fëmijët dhe të rinjtë të bëjnë një jetë aktive të shëndetshme dhe larg veseve, për të ndjekur këto modele suksesi drejt arritjeve të larta në çdo fushë”.