Beatrix reagon për herë të parë ndaj Kledit: Çfarë njeriu je ti…?

Beatrix Ramosaj ka reaguar edhe ndaj Kledit.

Para se të niste lidhjen me Donaldin ishte Kledi ai i cili kishte shprehur pëlqim për Trixën madje edhe e kishte ftuar në një darkë romantike brenda BBV.

Por Trixa nuk i kishte dhënë shpresë dhe as vëmendje duke preferuar të mbetnin shokë.

Javë më vonë Trixa nisi lidhjen me njërin nga shoktë më të mirë të Kledit, aktorin Donald Veshaj lidhje e cila u komentua në përmasa të mëdha nga publiku.

Derisa sot në Fan Club, Dojna Mema i tregoi Trixës se Kledi me gjasë ka qenë i përfshirë në surprizën që i ishte bërë Donaldit për përvjetorin e tij dhe Borës.

Trixa ishte e habitur se nuk e priste këtë nga Kledi pasi ai ishte sillur mire me të edhe pasi doli ajo nga BBV.

“Kur pashe komentet se ai ishte nje nga organizatore me te thene drejten u cudita pak, thashe ok neqoftese ky realisht e ka bere kete gje dhe pastaj erdhi dhe me perqafoi sepse un sa kisha dale nuk kisha ansje lloj informacioni, por nese ti e ke bere cfare njeriu je ti”, u shpreh Trixa për veprimin e Kledit.