‘Hajde më vrit me farë e fis’/ Qytetari para kryeministrisë: O horra! Zbatoni ligjin, ose ...

Banorët po vijojnë me protestën kundër shembjes së shtëpive para kryeministrisë.

Njëri prej tyre i revoltuar, i tha Edi Rames se nëse do e nxjerrin nga shtëpia ai do rezistojë deri në fund dhe se paralajmëroi se do zbatojë Kanunin.

Me tone të ashpra qytetari shtoi se nëse është e nevojshme do të derdhet gjak dhe pronën do ta mbrojë.

Pjesë e kësaj proteste të banorëve të zonave “5 maj-i”, Laprakës dhe Paskuqanit janë bërë dhe fëmijët të cilët kanë bërë thirrje ndaj kryeministrit dhe kanë shkruar pankarta duke kërkuar që të mos u preken shtëpitë.

Qytetari: Gjakun do e keni te shtëpia ime. Nëse nuk zbatoni kushtetutën unë do zbatoj Kanunin, nuk kam frikë. Nesër po të më prishësh banesën jam i vdekur!Hajde më vrit me farë e fis se sa më le në rrugë.