VIDEO/ Protesta te kryeministria, banorja: Na gënjyen, çështjen do e çojmë deri në Strasburg

Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit po protestojnë para Kryeministrisë për prishjen e paligjshme të banesave të tyre.

Banorët nuk pranojnë marrëveshje me Bashkinë e Tiranës, pasi e cilësojnë atë si mashtrim. Ata i bënë thirrje Edi Ramës, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.

Një prej banoreve, Laureta ka treguar se një vit me parë u është thënë se do të merrnin banesa të gjithë banorët.

‘Na kanë thënë, ’keni apo jo letra pronësie, do të merrni të gjithë banesa. Na tha deputeti i PS-së dhe kreu i njësisë numër 8, në Shkurt na kanë thënë që do të merrni të gjithë banesa. Ndërsa tani na thonë që nuk do të merrni asgjë.

Ndërsa tani, u kanë thënë se banesë do të marrin vetëm personat që kanë dokumentet në emër të tyre.

Edi Rama del e thotë në një koment se kanë marrë më shumë seç u takonte, nuk e di se çfarë na ka dhënë ai. Çështjen tonë do ta çojmë deri në Strasburg’, - është shprehur ajo për mikrofonin e SYRI TV.