‘Shqiptarët dhe Kroatët nuk janë vëllezërit e mi’/ Trajneri i ri pritet me këngë për kriminelin Mlladic nga tifozët e Zvezdës

Tifozët e klubit të vaterpolit të Crvena Zvezdës e pritwn në mënyrë armiqësore trajnerin e ri të klubit, Mirko Vicevic, ekspert malazez me kombësi kroate, i cili së fundi e mori drejtimin e këtij ekipi.

Vaterpolistët e Crvena Zvezdës mposhtën Sabacin me rezultatin 13:6 në ndeshjen e Superligës së Serbisë, teksa trajneri i ri i klubit serb u prit me ofendime dhe me këngë për kriminelin e luftës Ratko Mlladic.

“Shqiptar, Kroat, Balija (një kastë e shteteve indiane), nuk janë vëllezërit e mi”, ishte pankarta që u hap në tribunë.

Sipas raportimeve të mediave serbe, Viçevic është president i Shoqërisë Civile Kroate të Malit të Zi në Kotorr dhe tifozët e Zvezdës dyshohet se janë të inatosur ndaj tij për përfshirjen e tij në DPS, partinë e Gjukanovicit.

Trajneri i ri i Crvena Zvezdës është vaterpolisti malazez më trofetar i të gjitha kohërave dhe anëtar i Hall of Fame dhe fitoi të artën olimpike në Seul në vitin 1988 me Jugosllavinë.