Rrëzimi i shtyllave të tensionit në Laç, lihet në burg 57-vjeçari

57-vjeçari i arrestuar për rrëzimin e dy shtyllave të tensionit të lartë 110 kv në Laç do të qëndrojë në burg.

Sandër Nezha u njoh me masën e sigurisë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura mësohet 57-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Por pasi dëgjoi palët gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 30 ditë për 57-vjeçarin Sandër Nezha.

Ndaj tij është ngritur akuza "Shkatërrim i rrjetit elektrik" me pasoja të rënda.